Telegrafi

Vitamina E dhe ndezjet kronike

Vitamina E është zbuluar se ul edhe nivelin e së paku dy citokineve, të cilët janë substanca të rëndësishme ndërmjetësuese në sëmundjet inflamatore.

Për këtë arsye, autorët e studimit llogarisin se konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës E mund të jetë mjaft i dobishëm tek personat që vuajnë në inflamacionet (ndezjet) kronike, si për shembull tek të moshuarit ose tek të sëmurët me diabet tip 2.

Burimet më të mira të formave të dobishme të vitaminës E janë vajrat bimore si dhe frytet e forta arrore (arra, lajthia, bajamet, etj).