Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 90 për qind e popullatës botërore jeton në rajonet në të cilat ndotja e ajrit i kapërcen kufijtë
Shkencëtarët një kohë të gjatë dyshojnë që PM 2.5 (grimca të imta në ajër) shkaktojnë ndryshime epigjenetike në qelizat tona të cilat mund të rrezikojnë shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e satelitit kanë treguar ku është ndotja më e madhe në Tokë. Pikërisht nga kjo arsye, ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve në vitin 2017 ka bërë hulumtim klinik me qëllimin që të mësojnë se si efektet e ekspozimit ndaj përqendrimit të ajrit të ndotur nga PM 2.5 mund të jenë të zbutur me suplemente të vitaminës B, e cila përmban 2.5 mg thartirë folike, 50 mg vitaminë B6 dhe 1 mg vitaminë B12.
Rezultatet e hulumtimit kanë zbuluar që ekspozimi katërjavor me suplemente të vitaminës B kufizon efektin e PM 2.5 midis 28 dhe 78 për qind në dhjetë lokacione gjenetike.
Hulumtuesit kanë gjetur që reduktimi i ngjashëm pasqyrohet edhe në ADN mitokondrike, në pjesët e qelizave të cilat gjenerojnë energji.
Shkencëtarët megjithatë theksojnë që ky studim ka shumë kufizime, siç janë numri i vogël i të anketuarve, por edhe më pak informacione mbi madhësinë e vitaminës B e cila shkakton reaksionin, si edhe që janë të nevojshme hulumtime dhe studime më të hollësishme.
Rezultatet e këtij studimi janë trimëruese dhe ndoshta përmbajnë çelësin e zvogëlimit të dëmit së ajrit të ndotur. /Telegrafi/