“King ‘s College” në Londër, vlerëson se nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila prodhohet në trup nga rrezet e diellit, janë të lidhura me një përkeqësim të simptomave.
Hulumtimi i tij i fundit tregon se vitamina zbut pjesën mbi-aktive të sistemit imunitar në astmë.
Njerëzit me astmë kanë vështirësi për të marrë frymë, kur rrugët e frymëmarrjes së tyre skuqen dhe fryma ngushtohet. Shumica e njerëzve trajtohen me steroid, por medikamenti nuk vepron për të gjithë.
Ekipi tani është duke zhvilluar hulumtimet klinike për të parë nëse duke i dhënë vitaminë D pacientëve mund të lehtësohen simptomat e tyre. /Telegrafi/