Site icon Telegrafi

Vitamina D të zhvillon mendjen

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, sistemin imunitar, si dhe absorbimin e kalciumit, por gati 1 miliard njerëz në mbarë botën nuk kanë nivele të mjaftueshme të vitaminës D.
Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët në Universitetin e Exeterit, niveli i pamjaftueshëm i vitaminës D mund të jetë një shenjë e herëshme paralajmërimi për rrezikun e prekjes nga demenca. Në studim u përfshinë 850 persona të moshës 65 veç e sipër.

Në krahasim me ata që kishin nivele të mjaftueshme vitamine D, personat të cilët kishin mungesa të mëdha të kësaj vitamine kishin 60 për qind më shumë gjasa për të përjetuar rënie të konsiderueshme mendore, dhe 31 për qind më shumë gjasa për patur vështirësi për të menduar.

Vitamina D përftohet natyrshëm, kur lëkura bie në kontakt me rrezet e diellit. Lëkura e njerëzve të moshuar është më pak e aftë për të prodhuar vitaminë të nevojëshme. Demenca apo humbja e kujtesës është e zakonshme tek të moshuarit, dhe deri tani ka pak alternativa për parandalimin dhe trajtimin e saj.

Autorët thonë se studime të tjera janë të nevojëshme rreth lidhjes midis vitaminës D dhe demencës, me shpresë për të gjetur metoda më të mira për parandalimin e sëmundjes. /VOA/

Exit mobile version