Vitaminat D përdoret nga trupi për t’i mbajtur të shëndetshëm muskujt, dhëmbët dhe eshtrat.
Trupi e përdor vitaminën për ta rregulluar sasinë e kalciumit apo fosfatit në trup, transmeton Telegrafi.
Mungesa e vitaminës D mund të shpijë në shumë probleme të eshtrave, madje edhe në osteomalaki.
Sidoqoftë, ju mund t’ia zvogëloni vetes shanset e mungesës së kësaj vitamine thjesht duke konsumuar lëng portokalli që është fortifikuar me vitaminën në fjalë.
Zakonisht, lëngu i portokallit nuk përmban shumë vitaminë D, por ju mund t’i gjeni disa produkte të lëngut të portokallit që kanë sasi më të mëdha të kësaj vitamine.
Sasia e vitaminës D që e përmbajnë varion, por një gotë e vetme mund t’i përmbajë deri në 60% të sasisë ditore që rekomandohet.
Ekspertët thonë se lëngu i portokallit është ndër burimet më të mira të vitaminës D, pas suplementeve dhe peshkut vajor. /Telegrafi/