Telegrafi

Vitamina D mbron nga vaginoza bakterore

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 469 femra, ka treguar se femrat me nivel më të ulët të vitaminës D se 20 nmol/L, janë për 34% më të rrezikuara për ta fituar vaginozën bakterore, në krahasim me femrat ku niveli i vitaminës D është më i lartë se 80 nmol/L.

Autorët e studimit të publikuar në revistën “Journal of Nutrition”, besojnë se ndikimi i fuqishëm mbrojtës i vitaminës D mbështetet në ndikimin e kësaj vitamine në sistemin imun.