Besohet se roli i vitaminës D në parandalimin e infeksioneve bakteriale bazohet në aftësinë e kësaj vitamine që ta rregullojë prodhimin dhe funksionimin e substancave antibakterore, të cilat pastaj i ndihmojnë sistemit imun që të luftojë kundër infeksioneve të padëshirueshme.
Studimi i botuar në revistën “Journal of Nutrition” tregon arsyen pse femrat jugafrikane të cilat kanë mungesë të vitaminës D, vuajnë tri herë më shumë nga vaginozat bakterore në krahasim me femrat e vendeve tjera.