Telegrafi

Vitamina D lehtëson astmën

Hulumtimet e reja bëjnë të ditur se nivelet e ulëta të vitaminës D te fëmijët mund ta shtojnë ashpërsinë e astmës.

Studimet thonë se fëmijët e shtruar në spital për shkak të astmës, kanë nivel më të ulët të vitaminës D në gjak.

Sipas Journal of Allergy and Clinical Immunology, nënat të cilat marrin sasi të duhur të kësaj vitamine gjatë shtatzënisë, mund ta ulin rrezikun e zhvillimit të astmës te fëmijët, kur ato të arrijnë moshën nga 3 deri në 5 vjeç.