Telegrafi

Vitamina D kundër dhimbjes

Analiza e të dhënave nga 22 studime të pacientëve të cilët vuanin nga forma të ndryshme të lodhjes kronike dhe dhimbjeve, ka treguar lidhshmërinë e këtyre vuajtjeve dhe nivelit të ulët të vitaminës D.

48 % e të analizuarve që vuanin nga dhimbjet e shpinës dhe 93 % e atyre të cilët kishin dhimbje kronike në muskuj, kishin pasur nivel jo-optimal të vitaminës D në gjak, ndërsa me dhënien e preparateve të kësaj vitamine, dhimbja ishte tërhequr.

Përveç shëtitjes në diell (së paku dy herë në javë nga 10-15 minuta), vitaminën D do ta merrni edhe nëse konsumoni peshq, vaj peshku, mëlçi, vezë, qumësht dhe produkte të qumështit etj.