Telegrafi

Vitamina D forcon muskujt

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë Jugore kanë studiuar lidhjen në mes rritjes së përqendrimit të yndyrave në muskuj dhe niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak, duke analizuar 90 femra të reja të moshës nga 16 deri në 22-vjeçare.

Sipas rezultateve të hulumtimit përqindja e yndyrave në muskujt ka qenë dukshëm më e lartë te femrat që kanë nivel të ulët të vitaminës D në gjak, ndërsa muskujt e tyre kanë qenë dukshëm më të dobët se sa femrat të cilat kanë pasur nivel të duhur të vitaminës D në gjak.

Përqendrimi i vitaminës D prej më pak se 29 nanogram/mL gjak llogaritet si i ulët, ndërsa më pak se 20 nanogram si tepër i ulët. /Telegrafi/