Telegrafi

Vitamina D e lidhur me rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Në 18 studime në të cilat janë përfshirë më shumë se 10.000 njerëz, rreziku i kancerit të zorrës së trashë ishte më shumë se 33% më i ulët në nivelin më të lartë të përdorimit të vitaminës D, në krahasim me nivelin më të ulët të përdorimit të vitaminës D, – raportojnë studiuesit në Zhurnalin e Klinikës Onkologjike (SHBA). Personat të cilët kanë përdorur më shumë Vitaminë D përmes ushqimit dhe shtesave të tjera, 12 për qind janë në rrezik më të ulët se personat që nuk e kanë përdorur sasinë e duhur të Vitaminës D.

Vitamina D më parë është përdorur për mbrojtjen nga kanceret e ndryshme, nga sëmundja e zemrës, diabeti dhe astma. Si mund të ushtrojë vitamina D një efekt të dobishëm, ende nuk është kuptuar plotësisht.

Deri në 58 për qind e të rriturve amerikanë dhe adoleshentë mund të kenë mungesë të vitaminës D, e cila është ‘një problem i rëndësishëm shëndetësor në botën industriale.’ Ndërkohë që ka mekanizma të besueshëm biologjikisht, nëpërmjet të të cilëve thuhet se niveli i ulët i vitaminës D mund të rrisë nivelin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, thonë hulumtuesit, përderisa studimet deri më tani kanë pasur rezultate të përziera. /Telegrafi/