Telegrafi

Vitamina D dhe sëmundjet gastrointestinale

Deficiti i kësaj vitamine ka qenë i dukshëm te personat që vuanin nga sëmundjet kronike si pasojë e alkoolizmit.

Për më shumë, është vërejtur se personat me deficit të dukshëm të vitaminës D, kishin të rritur nivelin e hormonit të gjëndrës tiroide.

Autorët e studimit të botuar në revistën Nutrition Research, thonë se dhënia e vitaminës D shtesë, mund të lehtësojë problemet e personave që vuajnë nga sëmundjet gastrointestinale, mirëpo paraprakisht duhet të realizohen edhe disa studime të tjera. /Telegrafi/