Telegrafi

Vitamina D dhe parat-hormoni të lidhur me depresionin

Nga studimi në të cilin janë përfshirë rreth 1.300 pjesëmarrës me moshë mbi 65-vjeçare, është zbuluar se personat me depresion kishin për 14% nivel më të ulët të vitaminës D në krahasim me vlerat normale.

Te individët me depresion më të lehtë, niveli i hormonit të paratiroidesë ishte më i lartë për 5%, ndërsa te ata me depresion serioz, nivelet e këtij hormoni ishin 33% më të larta në krahasim me vlerat te personat normalë.

Duke pasur parasysh se edhe niveli i ulët i vitaminës D edhe niveli i lartë i hormonit të paratiroidesë, mund të mjekohen me marrjen e sasive të mëdha të vitaminës D, kalciumit dhe rrezitjes në diell, ky studim mund t’u shërbejë personave të moshuar të cilët natyrshëm kanë një depresion të caktuar duke iu mundësuar përmirësimin e gjendjes së tyre depresive.