Telegrafi

Vitamina D dhe funksioni i trurit

Të dhënat e grumbulluara nga 1.766 vullnetarë me moshë mbi 65-vjeçare, kanë treguar se në rastet e uljes së nivelit të vitaminës D në gjak, rezultatet e testeve për vëmendje, kujtesë dhe orientim në kohë dhe hapësirë janë më të dobëta.

Ndërkohë, studiuesit nga Universiteti i Cambridge kanë vërejtur se sa më i ulët të jetë niveli i vitaminës D, aq më të dobëta janë rezultatet e këtyre testeve, në mënyrë proporcionale.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D janë: mëlçia, peshku, qumështi dhe produktet e tij, vezët etj.