Telegrafi

Vitamina C për zhvillimin e trurit

Rezultatet nga ky studim i publikuar në revistën “The American Journal of Clinical Nutrition”, tregojnë se truri është shumë i ndjeshëm në deficitin sa më të vogël të vitaminës C.

Sasia më e madhe e vitaminës C është e përqendruar në qelizat nervore të trurit, ndërsa në rastet e nivelit të ulët të saj, truri merr gjithë sasinë e vitaminës C për vete, që tregon rëndësinë e kësaj vitamine për zhvillimin dhe aktivitetin e trurit.

Eksperimentet në minj, kanë treguar se fetuset e minjve të cilët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë vitaminën C deri në tru, kishin zhvilluar dëmtime serioze të trurit.

Meqenëse edhe njerëzit duhet ta sigurojnë këtë vitaminë me anë të ushqimit, autorët e studimit pohojnë se marrja adekuate e vitaminës C te shtatzënat dhe femrat që japin gji, ka rëndësi vendimtare për zhvillimin mendor të fëmijës.