Telegrafi

Vitamina B12 te ekzemat e fëmijëve

Marrja e vitaminës B12 është treguar e suksesshme te të rriturit me këtë sëmundje, ndërsa një studim i ri i realizuar te fëmijët e moshave nga gjashtë muaj deri në 18 vjet, i publikuar në revistën “The Journal of Alternative and Complementary Medicine”, tregon rezultate të mira.

Studimi ka zgjatur katër javë, ndërsa largimi i simptomave është vërejtur shumë më tepër te fëmijët të cilët kishin marrë B12 në raport me ata të cilët kishin marrë placebo (vitamina të rrejshme).

Të kruarit dhe ekzemat te dermatiti atopik janë pasojë e rritjes së nivelit të citokineve dhe oksidit të azotit, ndërsa vitamina B12 zvogëlon nivelin e këtij oksidi.