Telegrafi

Vitamina B12 e rëndësishme për shtatzënat

Rëndësia e marrjes së acidit folik tek femrat shtatzëna me qëllim që të parandalohet çrregullimet e fetusit është e njohur edhe më herët, por deri tash niveli i vitaminës B12 nuk është llogaritur si faktor rreziku.

Studimet e zhvilluara në 1200 gra të publikuara në magazinën mjekësore Pediatrics tregojnë se femrat para së gjithash duhet ta ruajnë nivelin e kësaj vitamine mbi 300 nanogram në litër.

Vitamina B12 gjendet në mish, qumësht dhe produkte të qumështit, ve, peshq.