Telegrafi

Vitamina A ul vdekjen e të porsalindurve

Studimet kanë përfshirë mbi 15 mijë foshnja të porsalindura nga vendet rurale të Bangladeshit.

Disa ditë pas lindjes, gjysmës së të lindurve u është dhënë doza prej 50 000 UI (njësi internacionale) vitaminë A, derisa gjysmës tjetër vetëm placebo (substancë pa efekt).

Hulumtimet kanë treguar se grupi i cili ka marrë vitaminë A, kishte një shkallë shumë më ulët të vdekshmërisë, krahasuar me grupin që ka marrë placebo.

Shkencëtarët mendojnë se vitamina A lehtëson infeksionet potenciale të vdekshmërisë, por janë të detyrueshme edhe disa hulumtime shtesë, që këto rezultate të fituara të vërtetohen.