Telegrafi

Vitamina A ul efektin e vitaminës D

Por, është zbuluar edhe një gjë tjetër me rëndësi. Vitamina A, madje edhe në sasi shumë të vogla, mund të pengojë efektin pozitiv të vitaminës D.

Rezultatet kanë treguar se sa më i madh është konsumimi i vitaminës A, më e vogël është dobia nga efekti i vitaminës D. Ulja e efektit të vitaminës D është vërejtur madje edhe në konsumime të pakta të A-së, që në 3000 njësi internacionale (UI) në ditë.

Ky zbulim mund të tregojë disa anomali të cilat janë paraqitur te studimet e dyta në lidhje me vitaminën D. Ndoshta ato nuk e kanë marrë parasysh efektin e vitaminës A, duke minimizuar kështu efektin pozitiv të vitaminës D./Telegrafi/