Telegrafi

Vitamina A, parandalon plakjen e parakohshme

Vitamina A është e pranishme në pomada që shkaktojnë një rrjepje të lehtë të lëkurës e largim të qelizave të vdekura prej saj, si dhe aktivizon mekanizmat e rigjenerimit të qelizave duke i dhënë një pamje më të shëndetshme.

Lëkura paraqet barrierën e parë mbrojtëse të organizmit, e cila në raste të caktuara mund të ketë efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun të lëkurës janë reaktive, me ç’rast mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës (të tilla si dermatit atopik apo psoriazë). /Telegrafi/