Telegrafi

Vitamina A mbron mushkëritë

Studimet e zhvilluara në gati 1400 fëmijë të moshës nga 9 deri në 13 vjet, kanë treguar se funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura.

Beta-karoteni në krahasim me vitaminën A nuk ka treguar efekt pozitiv. Duke marrë parasysh se në rreth 50% të vendeve njerëzit konsumojnë shumë pak vitaminë A me anë të ushqimit (kryesisht në Afrikë dhe Azi), përdorimi i tabletave shtesë me këtë lloj vitamine mund të jetë ndihmues.

Vitamina A nuk është e rëndësishme vetëm për funksionin e mushkërive, por po ashtu edhe për shikim. /Telegrafi/