Site icon Telegrafi

Vitale në moshën 108-vjeçare

Bëhet fjalë për Catherine Reed, e cila po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj të 108, dhe duket të jetë në kondicion të jashtëzakonshëm.

E bija e saj beson se dashuria e së ëmës për shëtitje, besimi i saj në Zot dhe gjenet e mira, janë arsye e jetëgjatësisë dhe vitalitetit të saj.

Reed ka lindur tre fëmijë, që të tre me një diferencë 10-vjeçare, ndërsa sot është një prej banorëve më të vjetër në SHBA.

Fëmijët e saj janë të moshës 89, 79,, dhe 68-vjeçare. Mirëpo bashkëshorti i saj, me të cilin kishte jetuar për 60 vjet, kishte vdekur 30 vjet më parë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version