Vitaland, parku i preferuar i aventurave dhe argëtimit në Kosovë, ka lajmëruar hapjen e komunitetit të ri në Viber, duke krijuar një hapësirë ekskluzive për fansat dhe vizitorët e saj të çmuar.
Ky hap i ri vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Vitaland për të qenë sa më afër dhe më të lidhur me klientët e saj, duke ofruar një platformë ku anëtarët mund të marrin informacion të parët dhe në kohë reale për të gjitha ofertat, eventet dhe ngjarjet e rëndësishme.
Me një klikim të thjeshtë, vizitorët e parkut mund të bëhen pjesë e familjes së gjerë të Vitaland në Viber, duke ndërtuar së bashku komunitetin më të gëzueshëm në rajon. Anëtarësimi në komunitet është falas dhe hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë magjinë e Vitaland në një mënyrë të re dhe inovative.
‘Është një klikim larg,’ thonë menaxherët e Vitaland, duke I ftuar të gjithë të bashkohen me komunitetin. ‘Ne jemi të emocionuar të ndajmë ekskluzivisht me anëtarët tanë të komunitetit informacion për evente të veçanta, oferta të jashtëzakonshme dhe fushata të ndryshme sociale që reflektojnë angazhimin tonë ndaj komunitetit.’
Për të u bashkuar, vizitorët mund të ndjekin këtë LINK: https://invite.viber.com/?g2=AQA3IBmbbDGqtlIWXQsdvswgGY9yyoYidepfQboDwah4sZ4nBWN10cvsngxJVvhs dhe të shtypin ‘Join‘.
Është një mundësi shumë e mirë për të qenë pjesë e një grupi që çdo ditë bëhet edhe më i madh dhe më i lumtur.
Ndajeni këtë lajm me miqtë dhe familjen – le të rritemi së bashku dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme në komunitetin e Vitaland në Viber!
#VitalandPark #KomunitetiVitaland