Site icon Telegrafi

Vitaland është me ju!

Vitaland bashkohet me fushatën kundër kancerit të gjirit me nismën “1 cent për një qëllim më të madh 

Në muajin tetor, Vitaland i është bashkuar edicionit të katërt të festivalit “Shliroj (.) (.)”, një nismë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, duke dhuruar 1 cent për çdo hyrje të paguar deri në fund të muajit.

Kjo fushatë synon të mbështesë gratë dhe burrat që përballen me këtë sëmundje dhe të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Vitaland, si qendër e argëtimit për fëmijët, ndan përkushtimin e saj për të ndihmuar në luftën kundër kancerit përmes kësaj nisme humanitare.

Festivalit “Shliroj (.) (.)” i organizuar nga organizata Shliroj Cicat, me moton e fuqishme të këtij viti “Pasqyrë Moj Pasqyrë, Unë e Dua Veten!”, do të zhvillohet nga data 11 deri më 13 tetor në Prishtinë. Festivali do të përfshijë një sërë aktivitetesh që synojnë të fuqizojnë gratë dhe të rrisin ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme.

Këtë tetor, vizitorët e Vitaland mund të argëtohen dhe të kontribuojnë njëkohësisht për një kauzë fisnike. Për çdo hyrje të paguar, qoftë me biletën standarde 6-eurore apo hyrjen pa limit për 10 euro, Vitaland do të dhurojë 1 cent për organizatën që lufton kancerin e gjirit.

Vitaland është me ju!

Për çdo hyrje, kontribuojmë së bashku për një të ardhme më të shëndetshme.

Me këtë nismë, Vitaland jo vetëm që ofron argëtim për fëmijët dhe familjet, por gjithashtu përkrah një qëllim më të madh dhe më të rëndësishëm – fuqizimin e grave dhe ndërgjegjësimin për shëndetin e tyre.

Mos humbisni mundësinë për të vizituar Vitaland dhe për të kontribuar për këtë kauzë kaq të rëndësishme gjatë muajit tetor!

Exit mobile version