Site icon Telegrafi

Vitaland dhe Jumbo u dhuruan fëmijëve një ditë argëtimi dhe buzëqeshje në Central Park

Vitaland dhe Jumbo ofruan kënaqësi, buzëqeshje dhe shumë dhurata për fëmijë të premten gjatë hapjes së Jumbos në Central Park.

Me lloj-llojshmëri lojërash fantastike, Vitaland dhe Jumbo siguruan që çdo fëmijë të kishte një përvojë të paharrueshme dhe të kishte një buzëqeshje në fytyrë gjatë largimit. 

Fëmijët së bashku me ekipin e Vitaland dhe Jumbo, shndërruan fytyra në art me aktivitetin e facepainting duke e vazhduar relaksimin me vallëzimin e maskotave të ndryshme të dashura për fëmijë!

Përvoja e palaços ishte një shpërthim absolut, i mbushur me të qeshura dhe surpriza në çdo hap.

Vitaland e ngriti argëtimin në një nivel krejtësisht të ri duke ju ofruar fëmijëve një përvojë unike gjatë grumbullimit të shpërblimeve përmes litarit. Topa shumëngjyrësh, lojëra të ndryshme dhe ëmbëlsira ishin disa nga dhuratat të cilat fëmijët patën mundësi t’i fitojnë dhe të argëtohen gjatë procesit.

Atmosfera në Vitaland dhe Jumbo krijoi kujtime që zgjasin gjithë jetën duke u dhënë të pranishmëve një përvojë unike e mbushur me gëzim dhe kreativitet.

Ejani edhe ju në Vitaland dhe Jumbo në Central Park për t’i shtuar lumturi zemrës, aty ku gëzimi i lojës nuk njeh kufij, dhe argëtimi është përherë në harmoni me kreativitetin duke u përplasur në mënyrën më magjike!

Exit mobile version