Viti i kaluar ishte viti i dytë radhazi i Volvos me shitje rekord, me 763,389 vetura të dorëzuara, ose 8 për qind më shumë se një vit më parë.
Pavarësisht këtij rezultati solid, marka në pronësi të Geely përgatitet për një “2025 të trazuar për shkak të kushteve sfiduese të tregut”.
E për të qëndruar konkurrues, është duke planifikuar disa veprime për një formacion të përditësuar, duke përfshirë produkte tjera.
Gjatë konferencës pas raportit të plotë të vitit, CEO i Volvo, Jim Rowan diskutoi atë që ka në plan.
EX30 Cross Country elektrik do të prezantohet më 10 shkurt, përcjell Telegrafi.
Më e rëndësishmja, sedani elektrik ES90 do të dalë në treg këtë vit.
Për më tepër, një hibrid plug-in me një gamë të gjatë elektrike është parashikuar të prodhohet, ndërsa dy modele ekzistuese do t’i nënshtrohen një rifreskimi.
EX60 do të dalë në treg në vitin 2026 si modeli i parë elektrik i markës i mbështetur nga platforma SPA3.
Megjithatë, Volvo nuk do të përqendrohet ekskluzivisht në EV.
Ajo tashmë ka braktisur planet për të dalë tërësisht elektrike deri në vitin 2030.
Në vend të kësaj, prodhuesi dëshiron që modelet hibride dhe elektrike plug-in të përbëjnë 90-100 për qind të shitjeve. /Telegrafi/