Telegrafi

Vit i suksesshëm për Steam

Gjatë vitit 2011 janë regjistruar mbresëlënëset 14.5 milion lojëra Steamworks, derisa vet Steam në krahasim me vitin 2010 dyfishoi sasinë e përmbajtjeve të dërguara dhe rrumbullakësi vitin me shifrën marramendëse prej 780 Petabajt të dhëna.

Gabe Newell porositi që momentalisht po punojnë në modin Big Picture UI, i cili lojtarëve do të ua mundësoj që Steamin ta provojnë edhe tek ekranet e mëdhenj. Gjykuar sipas Newellit, Steam dhe Steamworks ende janë duke e mbajtur me sukses hapin me të gjitha kërkesat e lojtarëve dhe developerëve. /Telegrafi/