Telegrafi

Vista dhe Shtatëshi – 10 vite përkrahje

Kompania sipas të gjitha gjasave po e ndryshon praktikën duke pasur parasysh se Windows 7 dhe Vista gjithashtu do të ketë dhjetë vite përkrahje zyrtare, shkruan ZDNet. Sipas informatave të fundit, Vista do të jetë e përkrahur deri në vitin 2017, ndërsa fillimisht data e ndërprerjes së përkrahjes do të duhej të ishte 10 prilli i këtij viti. Windows 7 do të përkrahet deri më 2020.

Përkrahja për Windows XP është zgjatur për disa herë deri tani, e afati përfundimtar i skadimit është 8 prilli i vitit 2014.
Versionet më të vjetër të Windowsit ndërpresin shitjen një vit pas paraqitjes së versionit të ardhshëm, derisa prodhuesit OEM versionet më të vjetra mund të marrin deri dy vite pas paraqitjes së versionit të ri. /Telegrafi/