Telegrafi

Visi: Ka vetëm dy lloje këngëtaresh – biondja dhe brunia

“Gati të gjitha këngëtaret shqiptare kanë bërë kirurgji plastike. Hundën e thyejnë me të njëjtin çekiç, buzët dhe gjoksin i fryjnë njëlloj (2.5 amper), mollëzat i mprehin në të njëjtën formë, vetullat rruhen dhe me pas bëhen ‘tatoo’, flokët i shtojnë me flokë kinezësh të vdekur dhe si rrjedhojë ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën sa mund të them se kemi vetëm dy këngëtare shqiptare: biondja dhe brunia…”. ka shkruar aktori.

Derisa një komentues ia përkujton edhe ngeljen shtatzënë në të njëjtën kohë, ai shprehet: “E kanë bërë shtatzëninë si vilat e kanunarëve që shtojnë nga një kat për inat të njëri-tjetrit”. /Telegrafi/