Stilistët më të njohur si Roberto Cavalli, Victoria Beckham, Versace, Gucci kanë përdorur të zezën në krijimet e tyre të paraqitura në pasarelat e modës nga modelet bukuroshe duke e bërë të zezën një ngjyrë të dëshirueshme, të përdorur në një mënyrë shik dhe të rafinuar.
Pamja e modeleve është plotësuar edhe me çizme të gjata me takë të cilat arrijnë deri te gjuri.
Ndërkohë që tek çantat bie në sy punimi i tyre prej lëkure dhe forma si çantat e doktorëve.
Pamja e modeleve është serioze, gotik.
Atë mund ta përdorin dhe njerëzit pozitivë e me humor, mjafton të duken bukur.
Gjithsesi kush dëshiron të ndihet modern dhe të ndjekë tendencat e momentit nuk duhet të përjashtojë të zezën nga gardëroba.