Por, tendencat e fundit të modës, po bëjnë që të kthehet kjo ngjyrë.
Prada, Channel dhe Dolce & Gabbana janë disa nga shtëpitë e modës, që i kanë veshur modelet në pasarela, me rrobe ngjyrë rozë, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi të vishni këtë ngjyrë, pa u dukur e çuditshme, apo si e famshmja Barbie, respektoni disa rregulla.
Në asnjë mënyrë mos vishni më shumë se dy rrobe, me të njëjtën ngjyrë.
Nëse e vishni pallton ngjyrë rozë, kujdesuni që veshjet tjera të jenë më të mbyllëta.
Me rrobe ngjyrë rozë, zgjidhni veshje një-ngjyrëshe, pa shenja tjera, në mënyrë që të mos jepni pamje të komplikuar.
/Telegrafi/