Policia kanadeze ka bërë të ditur se 51-vjeçari Gabriel Wortman, ka vrarë të paktën 10 persona në Nova Scotia. Megjithatë pas intervenimit të policisë sulmuesi është vrarë.
E tërë ngjarja u zhvillua dje rreth orës 12, kurse në mesin e viktimave është edhe një polic dhe një tjetër i plagosur, transmeton Telegrafi.
Wortman kishte filluar të shtie, ku menjëherë u krijua një situatë kaotike dhe forca të shumta iu vunë pas në një autostradë në Nova Scotia.
Ndjekja përfundoi rreth 35 kilometra ne veri të Halifax, në afërsi të një pompe të derivateve.
Sipas dëshmitarëve okularë, ata kishin parë një trup të pajetë duke qëndruar i shtrirë në tokë brenda pompës së derivateve.
#Colchester: Gabriel Wortman may be driving what appears to be an RCMP vehicle & may be wearing an RCMP uniform. There's 1 difference btwn his car and our RCMP vehicles: the car #. The suspect's car is 28B11, behind rear passenger window. If you see 28B11 call 911 immediately. pic.twitter.com/yyeOeBt8Ui
— RCMP Nova Scotia (@RCMPNS) April 19, 2020
“Nuk e dija se sot do të zgjohem dhe do të dëgjoj lajmin e tmerrshëm për këtë vrarë pas të cilit është vënë policia e Nova Scotia. Është një prej akteve më të dhunshme në historinë e këtij rajoni”, ka deklaruar Steven McNill.
Sipas informacioneve të para, polici kishte veshur rrobat e policisë, si dhe ngiste një veturë me logo dhe targa të ngjashme me ato të policisë.
Megjithatë besohet se pas disa minutave ai kishte ndërruar veturë derisa po ndiqej ngas policia. /Telegrafi/