Site icon Telegrafi

Visar Ymeri tregon për kohën kur punonte kuzhinier në Londër

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur sonte për të kaluarën e tij kur kishte punuar si kamerier dhe kuzhinier.

Ka thënë se ka punuar si kuzhinier në Londër për gjashtë vite, teksa ka treguar edhe për ushqimet që ka përgatitur sa ka punuar si kuzhinier.

“Unë kam punuar afër gjashtë viteve në një restorant në Londër. Aty ka pas meny të ushqimeve pak a shumë hamburgera, bifteka, pica, faida që është ushqim meksikan dhe disa ushqime tjetra”, ka thënë ai.

I pyetur se cilin ushqim e përgatitë më së miri ai ka thënë se nëse pyeten familjarët e tij është faida ushqim meksikani.

“Faida, ushqim meksikanë në bazë të fëmijëve të mi di me i bë më së miri”, ka deklaruar Ymeri në Oxygen të Klan Kosovës.

“Unë kam punuar si kuzhinier dhe kamerier dhe mendoj që dikush që ka punuar edhe më herët i kupton më së miri gjendjen e qytetarëve”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version