Site icon Telegrafi

Visar Ymeri takon ministrin e Brendshëm të Zvicrës, bisedon për pensionet dhe për rastin Dehari

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ymeri ka treguar se e për rastin e Astrit Deharin e ka informuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Zvicrës, Alain Berset.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë me ç’rast e njoftuam ministrin Berset për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit. Biseduam edhe për marrëveshjen ende të panënshkruar për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës. Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ua pamundëson qytetarëve të Kosovës realizimin e përfitimeve të tyre pensionale nga Zvicra nëse janë kthyer të jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë kontribuar me punë e financiarisht sa kohë që kanë jetuar e punuar në Zvicër”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

Exit mobile version