Telegrafi

Visar Ymeri takohet me Ilir Dedën dhe Mimoza Kusarin

Vetëm disa orë pasi që NISMA, VV e AAK i dorëzuan në Kuvendin e Kosovës 42 nënshkrime të deputetëve për thirrjen e një seance ku të votohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, lideri i VV-së tashmë ndodhet në takim me drejtuesit e Alternativës, raporton Veriu.info.

Në këtë foto të siguruar nga Veriu.info, shihet Visar Ymeri në një kafiteri në Prishtinë, duke diskutuar me Ilir Dedën dhe Mimoza Kusari Lilën.

Mësohet se temë e takimit është lidhja e një koalicioni parazgjedhor në mes të Vetëvendosjes dhe Alternativës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës pritet të bie në tri ditët e ardhshme, përderisa këto po shihen si veprime dinamike të partive për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.