Site icon Telegrafi

Visar Ymeri ka një mesazh për Joe Biden

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, por është e padrejtë dhe e dëmshme nëse ai nuk e thotë të vërtetën për siç ka thënë Ymeri “këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë”.

Sipas Ymerit, Biden po vjen midis episodeve të aferës PRONTO 2, për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Ymerit në facebook:

Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminel kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve.

Z.Biden po vjen midis epizodave të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.

Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden.

Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse z.Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë.

Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0. /Telegrafi/

Exit mobile version