Telegrafi

Visar Peja tregon se cilën këngë më nuk e këndon në dasma dhe zbulon befasinë për Gjakovën

Visar Peja ka folur rreth karrierës, projekteve të reja si dhe disa detaje interesante prej ahengjeve muzikore.

Këngëtari gjakovar ka dhënë një intervistë për emisionin Reload të RTV Dukagjinit, ku ka zbuluar se një këngë e kohës që e këndonte në dasma ka vendosur ta hiqte prej reportoarit të tij.

“’Kur jam kan një vakt o i ri” që ka edhe një pjesë të tekstit “Të vdes nana” është kënga më e rëndë për tu kënduar në dasma, por njerëzit e kërkonin. Megjithatë, më vonë e kemi hekë prej reportoarit se në dasma nuk shkonte pasi fliste për vdekjen”, ka thënë Peja për RTV Dukagjinin.

Ai më tutje ka thënë se vazhdon të kultivoj muzikë të mirëfilltë shqipe, ndërsa ka zbuluar se së fundi ka realizuar një këngë live që i kushtohet qytetit të Gjakovës, i cili titullohet, “Sofrën e këndon Gjakova”.

Visari ndër të tjerash tregoi se ka realizuar një këngë me Hekuran Krasniqin, i cili ka qenë edhe ideator i këngës gjersa do të vjen edhe me videoklip. /Telegrafi/