Ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka thënë se LVV ka marrë një mandat të plotë politik, kurse të tjerët kanë humbur e LDK është dënuar.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “LDK është dënuar sepse nuk ka mbërri ta bëjë dallimin e saj me politikën e keqe, kalbjen e sistemit politik dhe shtypjen e demokracisë”.
“Dikush kish me thanë se LDK nuk asht ana e ligë e politikës! Ka të vërteta aty dhe unë i besoj asaj. Por masi demokracia asht edhe përceptim e mbi të gjitha besim, LDK-së i kanë rrëshqit të dyja këto nga dora”, ka shkruar Berisha, përcjell Telegrafi.
Postimi i plotë i Berishës:
“Pra.
Albin Kurti do t’i kete te vetet 61 deputetë ne Kuvendin e Kosoves. I asht besue nje mandat politik i plote dhe me duar te lira.
Tjeret kane humbur. LDK asht denuar.
Sepse nuk ka mbrri me ba dallimin e saj me politiken e keqe, kalbjen e sistemit politik dhe shtypjen e demokracise.
Dikush kish me thane se LDK nuk asht ana e ligë e politikes! Ka te verteta aty dhe une i besoj asaj. Por masi demokracia asht edhe perceptim e mbi te gjitha besim, LDKs i kane rreshqite te dyja keto nga dora.
Tash ka ardhe koha me u nda perfundimisht nga nderdyza, ambiguiteti e gjysem te vertetat.
Duhet me u pa në sy, me kerkue falje dhe me fillu nga fillimi. Menjehere”(sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/