Telegrafi

Visar Berisha firmos me Schaffhausen

Berisha ka firmosur kontratë një vjeçare më FC Schaffhausen, skuadër kjo që bën gara në Ligën e Dytë te Zvicrës.

“Vendosa të nënshkruaj për skuadrën zvicerane pasi që kushtet janë diçka më të mira në Schaffhausen. Shpresoj se do të jap maksimumin në këtë skuadër”, ka thënë Berisha.

I kënaqur më transferimin e Berishës, është shprehur edhe menaxheri i Schaffhausen, Kristian Stubi.

“Berishën e kemi parë kur ka luajtur në Winterthur dhe na kanë pëlqyer kualitetet e tij. Mendoj se kemi bërë një përforcim të qëlluar më këtë futbollistë. Qëllimi ynë është të krijojmë një skuadër stabile dhe nuk kemi ambicie që të ngjitem në elitën e futbollit zviceran”, ka thënë Stubi. /rtv21/