Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ka shkëlqyer me skuadrën e tij turke, Hatayspor, duke pritur edhe një penallti në kuadër të Kupës së Turqisë.
Hatayspor ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Inegol Kafkas, duke kaluar në fazën tjetër.
Golat në këtë fitore të Hatayspor u shënuan nga Carlos Strandberg (4’), Abdulkadir Parmak (17’), Bilal Boutobba (35’) dhe Selimcan Temel (66’).
Megjithatë, merita në këtë fitore pati edhe portieri prishtinas, Bekaj, i cili përveç disa pritjeve, arriti ta ndal edhe një penallti.
Bekaj u tregua i saktë në minutën e 42-të të ndeshjes duke ia mohuar kundërshtarit ngushtimin e rezultatit. /Telegrafi/