Telegrafi

Visar Bekaj i kënaqur me pikën e fituar dhe i lumtur që luajti në ndeshje zyrtare me Kosovën

Visar Bekaj është shprehur shumë i lumtur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, që ka fituar rastin në ndeshje zyrtare me Kosovën.

Bekaj luajti për 90 minuta duke treguar paraqitje mjaft të mirë në mungesë të Aro Muric.

“Jam në shok për momentin, ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk kam mundur të besoj. Më erdh rasti në një ndeshje shumë të fortë. E falenderoj Zotin, do të jetë motiv për të ardhmen. Kemi hyrë në fushë të mos pranojmë gol, të shkojmë deri në minutat e fundit dhe të provojmë. Fatkeqësisht pësuam gol. Jemi të kënaqur me pikën. Kishim kundërshtar të fortë. E kemi merituar pikën. Lojtarët kosovarë kanë shumë cilësi. Por problemi është infrastruktura”, ka thënë Bekaj.

Tashmë edhe zyrtarisht Rumania dhe Zvicra janë dy skuadrat që kanë ‘prerë’ biletën e kualifikimit për në Euro 2024./Telegrafi/