Banka Qendrore në Korenë Jugore ka ulur normën e interesit, në përgjigje të zvogëlimit të eksportit pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës të Sindromi Respirator të Lindjes së Mesme (MERS).
Këtë njoftim e ka bërë sot Banka Qendrore jugkoreane, përderisa zyrtarët shëndetësor kanë thënë se janë regjistruar edhe 14 raste të reja të MERS-it.
Ky virus ka vrarë 9 persona në Korenë Jugore që prej paraqitjeve të rasteve të para në muajin maj.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 122. Qindra persona janë futur në karantinë.
Ndërkaq, ekonomistët thonë se shpërthimi i virusit MERS mund të ndalë rimëkëmbjen ekonomike të Koresë së Jugut. /Telegrafi/