Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nga pickimi i mushkonjave.
IKSHPK njofton se virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.
“Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ndan përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV). /Telegrafi/