Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar qeverive që të bashkëpunojnë me njerëzit të cilët po protestojnë kundër kufizimeve të COVID-19.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, OBSH theksoi se protestuesit duhet ta kuptojnë se virusi është i rrezikshëm.
“Ne duhet të bashkëpunojmë me njerëzit”, tha kreu i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se demonstruesit kanë përgjegjësi të mëdha.
“Virusi ekziston me të vërtet, ai është i rrezikshëm”, u shpreh ai.
“Ai lëviz shpejt dhe vret”, potencoi Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje njerëzve për vigjilencë. /Telegrafi/
Deklarata e kreut të OBSH-së vjen pas protestave të shumta të cilat po organizohen nëpër botë, ndërsa në Gjermani së fundmi qytetarët dolën për të demonstruar kundër masave.