Site icon Telegrafi

Virusi ka hyrë në kampin më të madh të refugjatëve në botë

Dy njerëz u infektuan në kampin më të madh të refugjatëve në botë.

Këta janë dy refugjatë nga Rohingya të cilët janë vendosur në rrethin e Bangladeshit. Tani ata janë të izoluar dhe u sigurohet ndihma mjekësore. 1900 refugjatë të tjerë janë izoluar dhe do të testohen për coronavirusin.

Kampi është shtëpi e rreth një milion refugjatëve, dhe pjesa më e madhe e asaj popullate është e përbërë nga 740,000 myslimanë, të cilët ikën për shkak të spastrimit etnik sistematik të ushtrisë së Myanmar në gusht të vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar me javë të tëra në lidhje me ndikimin e mundshëm të coronavirusit në refugjatët Rohingya të cilët jetojnë në kushte të rënda.

“Tani që virusi ka hyrë në vendbanimin më të madh të refugjatëve në botë, ne po shikojmë një mundësi shumë realiste që mijëra njerëz të vdesin nga COVID-19”, tha Dr. Shamim Jahan, drejtor i kujdesit shëndetësor të fëmijëve në Bangladesh. /Telegrafi/

Exit mobile version