Telegrafi

Virusi H1N1 akoma aktiv në SHBA

Kjo është arsyeja që këto qendra iu rekomandojnë amerikanëve të pavaksinuar, që të marrin vaksinën, qoftë me anë të injektimit nënlëkuror ose me anë të spërkatësit nazal.

Reuters njofton se këto ditë edhe OBSH ka paralajmëruar se pandemia është ende aktive, përkundër intensitetit të ulët.

Ekspertët e sëmundjeve infektive pohojnë se, derisa virusi bartet nëpërmjet njerëzve, ekziston rreziku për mutacionin e tij apo rritjen e sërishme të aktivitetit. /Telegrafi/