Telegrafi

Viruset Trojan edhe në Mac!

Virusi i ri në Mac, i cili është emërtuar me kodin “SabPub” nga Kaspersky, ose “Sabpab” nga Sophos dhe Intego, dhe po merr formën e Trojanit, tani po vjedh informacione nga kompjuterët e afektuar të Apple, Mac. 

“Ka ardhur koha që përdoruesit e kompjuterëve Mac të zgjohen nga gjumi dhe ta ndiejnë këtë rrezik. Sabpab Trojan po krijohet si problem dhe nuk mund të injorohet më” ka thënë Graham Cluley, një konsulent i kompanisë Sophos. / Telegrafi /