Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times shkruan se virusi shkatërrues, i quajtur Stuxnet, ishte “dizajnuar si projekt amerikano-izraelit” për të sabotuar programin bërthamor të Iranit.
Sipas gazetës, centrifugat e Iranit janë rënduar nga disa avari së fundmi, ndërsa ekspertët e sigurisë kanë spekuluar se programi iranian bërthamor mund të ketë qenë në shënjestër të virusit Stuxnet, transmeton Radion Evropa e Lirë.
Autoritetet amerikane dhe ato izraelite kanë refuzuar të komentojnë zyrtarisht lidhur me çështjen. /Telegrafi/