Telegrafi

Virus i ri kompjuterik u kërcënohet kartelave kreditore

Sipas kompanisë, nëse virusi, i cili përfshihet në grupin e "kuajve të Trojës", infekton softuer të ndonjë bankomati, do të mund t’i kopjojë të dhënat nga kartelat kreditore të personave që e shfrytëzojnë këtë aparat.

Me këtë, krijuesit e virusit pastaj do të mund t’i shfrytëzojnë të dhënat e kopjuara për "zbrazjen" e llogarive të viktimave eventualë.

Ekspertë të "Doktor Ueb" vlerësojnë se në krijimin e virusit të tillë pothuaj sigurisht janë përfshirë persona të punësuar në banka ose në kompani që prodhojnë softuerë për bankomatë.