Site icon Telegrafi

Virozat dhe sëmundjet në Shqipëri, dominon Covid-19, vijojnë infektimet nga “Ethet e Nilit”

I nxehti i pazakontë i verës shtoi problemet shëndetësore në popullatë. Virozat klasike të stinës së nxehtë këtë vit u raportuan nga çdo grupmoshë ndërsa temperaturat e larta shënuan rritje të urgjencave kryesisht në shërbimin e kardiologjisë dhe të neurologjisë.

Për ekspertët e shëndetit publik karakteristikë e kësaj vere ishte qarkullimi i Covid-19 i cili dominoi ndaj virozave të tjera e në shumë raste edhe në mbivendosje me to.

Pas më shumëse një dekade këtë verë u rikthye sëmundja e “Etheve te Nilit”. Ajo transmetohet tek njerëzit nga mushkonjat të cilat më herët kanë pickuar kafshë dhe shpendë të prekura nga ky virus.

Pas raportimi të 17 rasteve të para me Ethet e Nilit dhe 3 viktimave gjatë muajit korrik, Ministria e Shëndetësisë vendosi të mos raportojë më shifrat e të prekurve për shkak të ndikimit në sezonin turistik.

Ndërkohë, drejtues të ISHP pohojnë për A2 se vijojnë infektimet, por edhe shtrime në spital. Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje bashkive për të vijuar dezinsektimin ndaj mushkonjave.

Mbi 70 raste mësohet se janë konfirmuar deri tani në të gjithë vendin dhe hartës së infektimeve i është shtuar Tirana e Vlora, krahas Lushnjes, Fierit, Elbasanit dhe Kurbinit. /Telegrafi/

Exit mobile version